Ish-kapiteni Cana viziton ambjentet e "Arenës Kombëtare"
Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i stadiumit "Arena Kombëtare" në kryeqytet. Impianti modern ka marrë formë, teksa pritet të jetë gati në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë ditën e sotme i pranishëm për të ndjekur punimet nga afër ka qenë edhe kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, së bashku me bashkëshorten e tij Monika.

Cana nuk ka nguruar të ndajë më ndjekësit e tij në "Instagram" disa momente nga vizita e tij në këtë impianti modern. /albeu.com/


Shtuar më 26/04/2019, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori