Ish-legjenda e Interit flet për derbin e fundjavës
Kapiteni legjendar i Interit ka "dy fjalë" për derbin Inter-Juventus.

Interi me një seri fantastike pas 6 ndeshjes, ka 6 fitore, ndërsa Juventusi është në vendin e dytë me dy pikë më pak.


“Unë pata nderin të luaja kaq vjet në Serien A. Përjetova momente të paharrueshme dhe bëmë shumë njerëz të lumtur. Ishte një nder të mbrosh fanellën e Interit për shumë vjet, shpresoj që Interi-Juve të dielën në mbrëmje të jetë një aheng. Mbaj mend ndeshjen e parë në San Siro, prindërit e mi ishin në trans. Italia dhe Interi kanë qenë dhe janë një ëndërr. Tashti unë jam nënkryetar, kohët kanë ndryshuar por tradita jo. Interi-Juve? Pavarësisht nëse është një aheng sportiv, ne flasim vetëm për futbollin dhe se skuadra më e mirë do të fitojë” , u shpreh Zanetti.
Shtuar më 04/10/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori