Ish-legjenda e Real Madrid: Messi më i talentuar, Ronaldo më ambicioz
Ish-legjenda e Real Madridit, Guti ka deklaruar se Lionel Messi ka më shumë talent se Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Juventusit është më ambicioz.

"Të dy. Është e vërtetë që kohëve të fundit kam zgjedhur Messin, por unë e vlerësoj shumë atë që ka bërë Cristiano, ai është një lojtar i madh", ka thënë fillimisht Guti për gazetën spanjolle Marca.

"Messi ka më shumë talent, Cristiano është më shumë një golashënues, më shumë ambicioz, ai është një lojtar i vetë-bërë".

"Është e pabesueshme që në epokën e Messit ai ka mundur të fitojë pesë Topa të Artë. Është shumë i rëndësishëm, e tregoi në Real Madrid", përfundoi spanjolli.

Shtuar më 05/04/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori