Ish-lojtar i PSG kritikon ashpër Neymarin
Pëlqej
Neymar ishte lojtari më i kritikuar i Botërorit për mënyrën se si ai zhvilloi lojën e tij, duke e lënë në baltë Brazilin.

Ndërkohë i fundit që e ka kritikuar brazilianin ka qenë, Bernard Lama i cili është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998.

Neymar nuk mund të jetë ylli i vetëm i klubit, sepse është një lojtar pa karizëm. Fjalët e tij nuk kanë rëndësi. Edhe Ibrahimoviç gabonte ndonjëherë, por prezenca e tij dhe forca e personalitetit të tij nxirrnin në pah klubin dhe shokët e skuadrës. Ibrahimoviç ishte diçka tjetër”, ka thënë fillimisht francezi.

“Nuk është rasti i Neymar, sepse ai jeton vetëm për lojën e tij. Faji është gjithashtu i PSG që e ka lejuar të jetojë në flluskën e tij, pa takuar të rinjtë ose duke u përballur me të rinjtë e tjerë duke marrë pjesë në iniciativa. Parisi duhet të dëgjohet. Duhet të jetojë duke u bërë njësh me tifozët edhe përmes kontaktit fizik”.- u shpreh Bernard Lama.
Shtuar më 09/08/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori