Ish-lojtari i Atleticos: Griezmann nuk është në nivel me Mesin dhe Ronaldon
Pëlqej
Antoine Griezmann është një nga lojtarët më të mirë të momentit, por duket se francezi tashmë e ndjen veten në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Lojtari i cili fitoi Kupën e Botës me Francën e pohoi vetë këtë deklaratë gjatë një interviste për mediat spanjolle.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-lojtarit të Atleticos së Madridit, Diego Forlan i cili thotë: “Askush nuk mund të jetë në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon. I vetmi që mund t’u përafrohet është Neymar” – tha urguajani.
Shtuar më 18/09/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori