Ish-lojtari i Chelseat kthehet përsëri në Angli
Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole, ka marrë një ofertë për t’u rikthyer në futbollin anglez.

Një nga mbrojtësit më të mirë të majtë pas vitit 2000, mund të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij, Frank Lampard.

‘The Sun’ raporton se pikërisht Lampard po kërkon Ashley Cole te Derby, për të ndihmuar skuadrën që të ngjitet në Premier League këtë sezon.

Transferimi i Cole te Derby mund të finalizohet në 48 orët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori