Ish-lojtari i Interit: Dua të kthehem në Europë
Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol po kalon një moment të mirë te skuadra e Santos gjithsesi ai nuk e fsheh dëshirën e tij për tu rikthyer në futbollin europian. 22 vjeçari është në pronësi të skuadrës së Interit, por nuk ka arritur të bind stafin drejtues të zikaltërve për të qëndruar në skuadër.

Aktualsisht ekziston mundësia e qëndrimit në Brazil, por ëndërron që të kthehet në Europë për të luajtur. Ai tha se e ardhmja nuk varet nga ai, por nga drejtuesit e Santosit dhe të Interit të cilët do të vendosin në muajin dhjetor. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori