Ish-lojtari i Nigerisë grabitet në aeroportin rus
Ish-sulmuesi Nigerian, Kanu Nwankwo, pasi mbërriti në Rusi për Botërorin mësohet se ka rënë "pre" e një grabitje duke i vjedhur plot 8 500 stërlina nga valixhja e tij.

Kanu Nwankwo ka denoncuar rastin në policinë e Rusisë dhe kjo e fundit i ka identifikuar autorët dhe ka bërë me dije se paratë janë vjedhur nga 2 ngarkues në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës.

Mediat ruse raportojnë se paratë do t’i rikthehen sërish ish-legjendës së Arsenalit.

Në të kaluarën e tij si futbollist, Kanu ka mbajtur veshur fanellën e Ajkasit, Interit, Arsenalit, Uest Bromuiç dhe Portsmuth ndërsa me Kombëtaren e tij ai është aktivizuar 87 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori