Ish-lojtari i Nottingham Forest mbytet në liqen në moshën 24-vjeçare
Bota e futbollit ka marrë një lajm tronditës që ka ardhur nag SHBA-t.

Ish lojtari i Nottingham Forest, Derrik Otim është mbytur në një liqen në Karolinën e Jugut.

Futbollisti anglez ishte duke notuar në liqen, teksa aty është mbytur duke i tronditur të gjithë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Nottinghamit, që nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar i shpreh ngushëllime familjarëve të 24-vjeçarit.

Në liqenin ku u mbyt futbollisti Otim janë mbytur edhe shumë të tjerë dhe për këtë arsye ai quhet një nga më të rrezikshmit në Karolinën e Jugut.
Shtuar më 05/07/2020, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori