Ish-lojtari i Realit: Messi vjen nga një tjetër planet
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është i pandalshëm dhe se ai vjen nga një tjetër planet.

"Ai është jashtëtokësor", tha fillimisht holandezi.

"E pashë atë ditë kundër Sevillas. Është e pamundur ta ndalësh atë. Mendoj kështu sepse ai shfaqet gjithkund, vrapon me topin, por për shkak të shpejtësisë dhe teknikës së tij, nuk mund ta ndalësh atë", ka thënë Van der Vaart. /albeu.zom/
Shtuar më 27/02/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori