Ish-lojtari i Skënderbeut shënon gol fantastik në Hungari
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi, ka gjetur rrugën e rrjetës në Hungari.

Ekipi i tij, Puskas Akademi, luan në transfertë në raundin e 1/8-ave të Kupës, ndaj skuadrës së Paks.

Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 17', me anë të një penalltie, por ishte shqiptari Latifi, që në minutën e 2', barazoi gjithçka, duke shndërruar në gol një goditje dënimi, nga rreth 20 metra.

Ky është goli i dytë në Kupë për Latifin, ndërkohë që gjatë këtij sezoni ka shënuar edhe një tjetër në kampionatin hungarez. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori