Ish-lojtari madrilen i tërheq vëmendjen Ronaldos për pagën
Pëlqej
Pedja Mijatovic, ish lojtarë dhe drejtor sportiv i Real Madridit, kaloi nga mikrofonat e Radio Marcas në ditën kur mbushi 49 vjet. Malazezi bëri një analizë të situatës aktuale të klubit dhe dha emrat e tij për lojtarët që mendonë se janë fajtorët e krizës.

Rënia e Marcelos:

‘‘Marcelo, ashtu si Cristiano, ka 10 apo 11 vite këtu në Madrid, duke bërë një futboll të zbavitshëm. Me siguri është njëri nga anësorët më të mirë të futbollit në botë, por shumë lojtar kur arrijnë të fitojnë gjithçka, u mungon ambicia, nuk kanë të njëjtën uri. Dhe është poashtu edhe çështja e konkurrencës, duhet sjellur lojtarë që e bëjnë të mendoje më tepër për statusin e titullarit. Relaksi është një gjë shumë e rrezikshme. Kur nuk ke shumë rivalitet është një problem. Përkundër të tjerëve, ai nuk ka konkurencë për të qenë i shqetësuar.’’

Blerja e Neymar:

‘‘Neymar është një lojtarë që më pëlqen personalisht. Do na bënte punë për të mbajtur nivelin që ka sot bota e futbollit. Ka magjinë dhe do i bënte për vete shumë Madrilen, pothuajse të gjithë Madrilenët. Nëse ekziston mundësia për t’a blerë, unë do të isha i pari që do thosha po, por nuk e di nëse është e mundur.’’

Vazhdimësia e Cristianos:

‘‘Duhet vlerësuar pas këtij sezoni. Cristiano ka vite që po bën një punë të mrekullueshme, ka thyer rekorde dhe blerja e tij ka qenë më shumë se fitimprurëse. Tani duhet vlerësuar se si do veprohet, nuk jam aty brenda për të thënë se çfarë do bëja unë. Më duhej të merja vendime dhe të ulja në stol lojtarë si Roberto Carlos, Beckham apo Ronaldo, por futbolli vazhdon, lojtarët vjetërohen dhe duhen bërë projekte të reja.’’

Paga e Cristianos:

‘‘Nuk besoj që kjo çështje është një problem i madh për Cristianon. Nuk besoj që është një problem themelor. Messi ka gjithë jetën në Barcelonë, është e logjikshme të ketë një kontratë të tillë. Janë gjëra për të cilët duhet diskutuar, nëse ai nuk është i lumtur, duhet t’a thotë këtë. Cristianon nuk e shoh të trishtuar në Champions, por në La Liga po. Kjo nuk ka të bëje aspak me kontratën dhe paratë. Ndoshta është më i motivuar për Championsin. Është çështje kohe kur të filloje të shënoje.’’

Përputhshmëria Cristiano – Neymar:

‘‘Nëse Neymar luajti me Messin, nuk do të ketë asnjë problem me Cristianon. Njerëzit mendojnë se duhet të ketë vetëm një lojtarë të madh, por nëse ke 5 të tillë është akoma më mirë. Lojtarët mes tyre e dinë rëndësinë që kanë dhe e respektojnë këtë. Nuk do të ketë asnjë problem nëse ata luajnë bashkë.’’

Ecuria e keqe e golave të shënuar:

‘‘Kemi bërë keq përpara portës në La Liga dhe në Copa, por në Champions është diçka tjetër. Të shënosh një gol në minutat e fundit duhet të ketë qenë e mirë për Asension dhe Real Madridin që praktikisht tashmë ndodhet në gjysmëfinale.’’

Çfarë po ndodhë me këtë Real Madrid?:

‘‘Duhet patur më tepër informacion, të jetosh situatën nga brenda. Të gjithë jemi të shqetësuar pas atyre rezultateve të këqija. Ata duhet të gjejnë zgjidhje, në realitet janë ata të cilët duhet të zgjedhin këtë situatë. Duhet shikuar në sy dhe duhet dikush të mer përgjegjësi.’’

Mbështetje për Zidane:

‘‘Që kur ka ardhur në ekip ka bërë një dinamikë fituese. Është normale që ka qenë më i kënaqur përpara, por në një dinamikë negative është normale që është i shqetësuar. Kritikat vijnë nga çdo kënd. Gazetarët tani janë më kritikë dhe kjo e shqetëson, e bën nervoz. Është një ecuri negative që me siguri do të kaloje së shpejti.’’

Zëvendësuesi i Zidane:

‘‘Shpresoj që mos të vije shpejtë por një ditë do të jetë dikush që do e zëvendësoje Zidane. Pochettino është duke bërë shumë mirë, ka një qetësi të admirueshme, është metodik në punë dhe shumë i përparuar. Dhe ka një gjë shumë të mirë, nuk bën gabime në deklaratat e tij, qoftë nëse humbet, qoftë nëse fiton. Kjo ka shumë vlerë.’’

Eden Hazard:

‘‘Më pëlqen më tepër Neymar se sa Hazard, unë do të nënshkruaja me Neymar.’’, përcjell Albeu.com.

Harry Kane:

‘‘Kane ka një lehtësi të jashtëzakonshme në shënimin e golave. Ka pak lojtarë si ai. E vetmja gjë negative që shoh është se pak lojtarë Anglez triumfojnë në futbollin Spanjoll. Më mirë u shkon në Angli dhe kur vijnë këtu nuk e tregojnë potencialin e tyre. Është një lojtarë i vlerësuar, ka moshë perfekte dhe është një golashënues i madh.’’

Kepa:

‘‘Porta është mirë e mbuluar, por kur sjellë lojtarë të rinjë që stërvitet dhe është i motivuar si ai, janë gjithmonë të mirëpritur. Nëse ekziston mundësia për të sjellur Kepan në Janar, pse jo. Gjithmonë i vjen mirë ekipit një risi. Duhet nënshkruar me dikënd për të mbuluar mungesat.’’

E ardhmja e tij:

‘‘Do më pëlqente që një ditë të kthehem si drejtues i Real Madridit, asnjëherë si dihet. President jo, drejtues për të qenë i lidhur me klubin sepse jam një Madrilen. Nuk jam ambasador, nuk më shkon mua. Nuk më pëlqen ky rol.’’/albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori