Ish mbrojtësi i Juves dhe Interit: “Zikaltërit janë më të fortë se kampionëte e Italisë”
Inter është kandidat i qartë për të fituar titullin e Serie A këtë sezon dhe mund të jetë një skuadër më e mirë se kampionët e Juventus, sipas ish-lojtarit të madh italian Tarcisio Burgnich. Fitorja 2-0 ndaj Crotone-s të shtunën ishte e katërta në po aq ndeshje për skuadrën e Luciano Spalletti-t, një ecuri që i ka vendosur në krye të tabelës.

Burgnich, i cili ka fituar titullin në sezonin e vetëm te Juve përpara se të kalonte një periudhë 12 vjeçare të suksesshme tek Inter, beson se Zikaltrit janë skuadra më e mirë e kampionatit.

“Absolutisht që po,” shprehet ish-mbrojtësi, një kampion Evrope për klubin dhe përfaqësuesen, për Tuttomercatoweb kur pyetet nëse Inter mund ta fitojë Scudetto-n, raporton TeleSport. “Skuadra e Spalletti-t është në një nivel me Juve-n, mbase edhe më i fortë, dhe mund të luftojë për titull.”

“Do të jetë e rëndësishme për klubin nëse vazhdon të mbështesë trajnerin këtë sezon, ta ndihmojë në kohë si të mira ashtu edhe në të këqija.”
Shtuar më 17/09/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori