Ish-mbrojtësi i Liverpoolit refuzon Barcelonën
Shumë persona mund të mos e besojë e shumë tjerë mund ta gjuajë lajm të pavërtetë, por një mbrojtës 34-vjeçar e ka refuzuar Barcelonën.

Siç raporton "AS" ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, tani lojtar i Fenerbahces, Martin Skrtel nuk ka pranuar ofertën e Barcelonës në janar.

Agjenti i Skrtelit ka thënë për AS se mbrojtësi sllovak kishte ofertë nga Barça në janar, të cilën e refuzoi.

Momentalisht, Skrtel luan për Fenerbahcen në Turqi dhe në pranverë do t’i mbushë 34 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori