Ish-mbrojtësi i Realit: Mezi pres që Messi t'i jap fund futbollit
Pëlqej
Duket se të gjithë në Real Madrid duan ta shohin Lionel Messin, rivalin e tyre më të madh ndonjëherë, duke i varur këpucët.

Këtë, të paktën, e thotë hapur edhe ish-mbrojtësi i djathtë spanjoll i Los Blancos, Alvaro Arbeloa, i cili thekson se megjithatë e respekton superyllin argjentinas.

“E respektoj Barcelonën shumë, sepse është ekip i madh me një lojtar të madh si Lionel Messi”, tha Arbeloa.

Ai thotë se Messi është shumë i mirë, por aftësitë dhe mrekullitë e tij nuk ka mundur t’i shijojë kurrë spanjolli, duke qenë se Leo do të jetë gjithmonë rivali i tij.

“Ai është shumë i mirë, edhe pse unë kurrë nuk e kam shijuar atë dhe mendoj se kurrë nuk do ta bëj. Shpresoj se do të pensionohet, po i numëroj ditët”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori