Ish-mbrojtësi italian habit me deklaratën: Maradona do ishte ende gjallë nëse do kishte ardhur te Juve
Ndarja nga jeta e Diego Maradonës, ka prekur edhe ish-mbrojtësin e Juventusit, Antonio Kabrini.

Megjithatë ky i fundit ka bërë një deklaratë të papritur, ku është shprehur se në rast se Maradona do ishte transferuar te Juventusi, do të ishte ende gjallë.

Maradona ishte një legjendë e gjallë një kundërshtar xhentil, që ashtu si shumë talente të tjerë, ka ditur të japë më të mirën dhe më të keqen në të njëjtën kohë. Do të ishte akoma me ne, nëse do të kishte ardhur te Juventus, pasi ambienti, jo klubi, por ambienti do ta kishte shpëtuar. Dashuria e Napolit ishte kaq e fortë dhe autentike.”, u shpreh Kabrini.
Shtuar më 27/11/2020, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori