Ish-mbrojtësi serb "kërcënon" Mourinhon
Pëlqej
Ish-qendërmbrojtësi serb i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, së funmdi ka shprehur një dëshirë të madhe për tu rikthyer te skuadra e Machester United por tashmë në rolin e trajner i klubit.

Kujtojmë se Vidic ka qenë lojtar i Unitedit nga viti 2006 deri më 2014, dhe është pensionuar nga futbolli para tre vjetëve, dhe ka thënë se dëshiron të jetë trajner në “Old Trafford”.

“Të them të drejtën, në të ardhmen do të doja të bëhesha trajner i Unitedit”, ka thënë serbi.

“Më pëlqen të mendoj se i di gjërat”.

“Nuk është Manchester Unitedi që jemi mësuar ta shohim. Duhet ta pranosh se Mourinho është trajneri, dhe se ai do ta praktikojë futbollin e tij”.

“Këtë stil të lojës e ka bërë në Inter, Chelsea, ndërsa në Real Madrid ka qenë më i hapur”.

“Në fund të fundit, ky është stili i tij”. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori