Ish-mesfshori i United pëson aksident të frikshëm, arrestohet nga policia (FOTO LAJM)
Pëlqej
Ish-mesfushori i Manchester United, Darren Gibson, është arrestuar nga policia pas një aksidenti të frikshëm që ka bërë të shtunën gjatë udhëtimit për në qendrën stërvitore.

Makina e irlandezit është shkatërruar totalisht, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa u lënduar.

Megjithatë, Policia, e cila njoftoi se ai ishte me 96 km/h në momentin e aksidentit, e ka arrestuar futbollistin me dyshimin se po e ngiste atë në gjendje të dehur.

Kjo nuk është hera e parë që ai i jep makinës nën efektin e alkoolit. Në shtator 2015, atij iu hoq patenta për 20 muaj pasi u ndalua i dehur. 30-vjeçari vuan aktualisht një tërheqje muskulore në ijë dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin prill. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori