Ish-mesfushori i Real Madridit i apasionuar pas pokerit, humb 61 milion euro
Gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Velje, Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Cetlic, para se të varte këpucët në gozhdë në 2008-ën.

Po flasim për Thomas Gravesen, ish-mesfushor danez. Aktualisht, ish-lojtari i "Los Blancos" jeton gjashtë muaj të vitit në Los Angeles dhe, falë disa investimeve të goditura, ka arritur një pasuri prej 113 milionë eurosh. Problemi është se ai ka pasur edhe humbje marramendëse për shkak të pokerit.

Gravesen, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle "Marca", ka një pasion të madh për letrat e bixhozit dhe ka humbur një total prej 61 milionë eurosh. Një ves i kushtueshëm për ish-digën e mesfushës. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori