Vetëm pak ditë më parë, futbollisti i famshëm shqiptar Blerim
Xhemaili shokoi publikun me lajmin se martesës së tij (në pamje të parë të lumtur) me modelen
Erjona Sulejmani, i kishte ardhur fundi.
Në një deklaratë me anë të përfaqësuesëve të tij,
Xhemaili bëri të ditur se ishte lodhur nga fakti që nëna e djalit të tij kishte përdorur pa kriter mbiemrin e tij në media e në biznes me qëllime përfitimi.hbsd
Sulejmani, e cila ka qenë edhe ish-miss Shqipëria, me botimin e librit "sekretet e futbollistëve" dhe me ndarjen nga
Xhemaili pothuajse ka pushtuar të gjithë faqet e gazetave në Itali, dhe jo më kot.
Së fundmi
Sulejmani ka bërë një status tepër intrigues dhe domethënës që pritet të shkaktojë shumë zhurmë. Në ‘instagram’ në gjuhën italiane
Erjona ka shkruar: “La mia patata non sara mai un contorno.”
Përkthimi në shqip në mënyrë të nënkuptuar do të ishte: “Patatja” ime nuk do të jetë kurrë një garniturë”. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 19:22