Ish-piloti: Modeli i avionit me të cilin udhëtonte Sala, i njohur për aksidente të shumta
Emiliano Sala i cili udhëtoi nga Franca në Angli me një avion privat është rrëzuarplot 160 herë të tjera.

Avioni u zhduk teksa humbi kontaktin me qendrën në Casquets.

Eksperti i fluturimeve dhe ish-piloti, Alastair Rosenschien, ka deklaruar se Sala nuk duhej të kishte udhëtuar me ato avion , pasi që Piper Malibu e ka një rekord të tmerrshëm të tmerrshëm të aksidenteve. Ky lloj i aeroplanit është rrëzuar plot 160 herë, 55 herë rastet përfunduan me fatalitet.

"Është me të vërtet e rrezikshme të udhëtosh me një avion të tillë që e ka vetëm një motor, veçanërisht natën dhe gjatë dimrit. Kur unë bëra disa kërkime , ky lloj është rrëzuar plot 160 herë, 55 prej tyre ishin fatale”, deklaroi Rosenschien.

Disa mediat angleze raportuan se avioni kishte pasur probleme para se të fluturonte dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur.

Ndërkohë skkuadra e Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Salas nga Nantes es për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri të Premier League. /albeu.com/


Shtuar më 24/01/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori