Ish-portieri i Barcelonës: De Ligt dëshiron të shkojë në Katalunjë
Portieri i Ajaxit, Andre Onana, ka thënë se Matthijs de Ligt dëshiron të shkojë në Barcelonë, ku nga sezoni i ardhshëm do të luajë edhe talenti tjetër i klubit holandez, Frenkie De Jong.

“Edhe De Ligt dëshiron të shkojë, kam folur me të disa herë. Kam folur me të dy [De Ligtin dhe De Jongun]. Ai është i ri dhe mund të përmirësohet edhe më shumë, ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar”, tha Onana.

Odana, i cili kishte qenë pjesë e akademisë së Barcelonës para se të transferohej në Ajax në vitin 2015, pretendon se De Ligt e ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në klubin e La Ligës. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori