Ish-portieri i Lazios elozhe për Strakoshën: Ka rrugë të gjatë
Thomas Strakosha po shkeqen te Lazio pasi si titullar pasi nuk ka pësuar asnjë gol në 270 minuta. Ish portieri i Italisë, Luca Marchegiani preferon të përkëdhelë zbulimin më të ëmbël të këtij sezoni te Lazio.

“Dua të ndalem te Strakosha, një i ri shumë interesant. Më pëlqen shumë se si luan dhe besoj se do të përshkruajë një rrugë të suksesshme”, thekson ish numri 1 i portës bardhekaltër në një intervistë për mediat italiane.

Këtë fundjavë, Lazio pret në “Olimpico” Torinon për të tentuar një tjetër fitore që do ta mbante në garën për zonën Champions, por Marchetti është rikthyer në dispozicion të Inzaghit dhe mund ta nisë titullar.
Shtuar më 10/03/2017, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori