Ish-portieri i Realit lë nam në kategorinë e dytë (VIDEO)
Ish-portieri i Real Madridit Kiko Kasija gaboi rëndë në ndeshjen e kategorisë së dytë të futbollit anglez (Championship) midis Leeds dhe Brentfordit.

33-vjeçari nuk arriti të kontrollonte topin e ardhur nga shoku i skuadrës brenda zonës së tij duke rrëshkitur dhe kundërshtari e shfrytëzoi këtë situatë duke kaluar në avantazh.

Megjithëse ka fituar 3 Liga të Kampioneve 1 kampionat me Realin, Kasija nuk ka dhënë më të mirën te Leeds duke regjistruar një seri gabimesh gjatë këtij sezoni. Tifozët janë irrituar me të në rrjetet sociale.
Shtuar më 11/02/2020, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori