Ish-portieri i Realit: Ronaldo arrogant, Messi fallso
Ish-portieri polak i Realit të Madridit, Jerci Dudek ka kritikuar mjaft ashpër Lionel Mesin dhe Barcelonën e Pep Guardiolës, ndërsa Kristiano Ronaldon e quan arrogant por person të vërtetë.

Mesi- Ishte fallso dhe provokativ, ashtu si Barcelona dhe Pep Guardiola. Ishin gati të provokonin dhe nganjëherë arrinin deri në perfeksion. Kjo gjë i ka bërë shumë keq Murinjos dhe Realit. Nuk ma merrte mendja që një djalë kaq i qetë dhe kaq i mirë në pamje të jashtme të ishte kaq i pasjellshëm.

Ronaldo- Kristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një person i vërtetë. Kjo është ajo që perceptojnë njerëzit. Ai është pak a shumë si Rauli. Të dy janë shumë konkurrentë dhe me mentalitet fituesi. Do të preferonin që skuadra të fitonte 2-1 me golat e tyre, sesa 5-0 me golat e shokëve të ekipit.







Shtuar më 22/04/2020, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori