Ish presidenti: Dyshoj mbi rikthimin e Ibrës te Juve
Pëlqej
Giovanni Cobolli Gigli, ish-presidenti i Juventusit, që u bë i famshëm për shitjen e Zlatan Ibrahimoviç tek Interi, nuk mungoi me një koment, pas lajmit mbi një rikthim të mundshëm të sulmuesit suedez të Paris Saint Germain te kampionët e Italisë.

"Nuk e di nëse këto fjalë janë të vërteta, por realisht dyshoj se Zlatani mund të kthehet te Juventusi. Ndërsa për të gjithë ata që më quajnë shkaktar për shitjen e tij, dua të saktësoj: Në atë epokë që skuadra ra në Serie B, ne bëmë të pamundurën për ta mbajtur në skuadër, pa i prekur rrogën, duke i kërkuar edhe shokut të tij të dhomës, Pavel Nedved, që ta bindte të qëndronte. Për momentin Ibra pranoi të luante me ne, por më pas erdhi oferta e parefuzueshme e Interit dhe na u desh ta shisnim", është shprehur Gigli.

Dje u publikua deklarata e ish teknikut te Malmo të Ibrahimoviç, sipas të cilit bomberi i kishte thënë se do donte të rikthehej te Juventus. /albeu.com/





Shtuar më 07/08/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori