Ish-presidenti i Ferrarit jep lajmin e madh rreth Schumacherit
Ish-presidenti i Ferrarit, Luka di Montexemolo, në një intervistë për Rai Sport, uron “kokëkuqen” për këtë vit të ri, duke i uruar suksese në këtë kampionat që pritet të fillojë, por gjithashtu flet edhe për Michael Schumacher, i cili prej 5 vitesh gjendet në krevat, prej dëmtimit që pësoi duke bërë ski në 2013.

"I uroj Ferrarit dhe Vetelit që këtë vit të fitojnë, të kenë një makinë kompetitive. Duhet të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu duhet të përkrahim", tha fillimisht Montexemolo.

"Schumacher? Shpresoj që diçka e mirë do i ndodhë, sepse e dua atë njeri, por për momentin nuk mund të them më shumë. E di se sa shumë vuan, ka kaq shumë përkushtim dhe një familje të mrekullueshme përreth", shprehet Montexemolo. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori