Ish-presidenti i Interit do të përballet me drejtësinë, nën hetim për tregti me ISIS
Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, duhet të përballet me drejtësinë.

Biznesmeni i naftës, i cili kryeson kompaninë “Saras”, po hetohet nga Prokuroria e Kaljarit se nafta e blerë prej tij është dërguar nga organizata terroriste islamike ISIS me synim sigurimin e financave për luftën në Irak dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme.

“La Repubblicca” raporton se gjithçka ka nisur nga një transfertë e dyshimtë parash prej 60 milionë eurosh nga një bankë.

Bëhet fjalë për periudhën 2015-2016. Të dhënat e hetimeve tregojnë se sasia e madhe e naftës është sjellë nga kompania “Petraco” e regjistruar në Londër, e cila e ka siguruar lëndën djegë nga një kompani “offshore” në ishujt Virxhinia.

Çështja bëhet akoma më serioze ku mësohet se sasia e naftës nuk ka kaluar nga Turqia, por ka mbërritur direkt prej Irakut.

Fillimisht kanë qenë luftëtarët kurdë që e kanë transportuar naftën e porositur dhe më pas forcat e ISIS-it kanë bërë të mundur kalimin e tij drejt Europës.

Dokumentet vërtetojnë se qeverisë autonome të Kurdistanit i janë derdhur 60 milionë euro.
Shtuar më 08/10/2020, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori