Ish-presidenti i Marseille ndërroi jetë nga koronavirusi, Cana shkruan mesazhin ngushëllues
Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diouf, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me Koronavirus.

Një lajm i trashtë, që në Francë u cilësua si një humbje e madhe për botën e sportit.

Diouf ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin francez, duke investuar prej shumë vitesh.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Marsejës.

Një lidhje të drejtpërdrejt me presidentin të ka pasur edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka bashkëpunuar me të në kohën kur aktivizohej për Marsejën dhe pas marrjes së lajmit ka shprehur trishtimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:

"Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape. Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. I nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president".
Shtuar më 01/04/2020, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori