Ish-presidenti i UEFA-s: Varane duhet të fitojë Topin e Artë
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini thotë se qendërmbrojtësi i Francës dhe Real Madridit, Raphael Varane, duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit.

“Një francez do ta fitojë Topin e Artë. Gjithmonë ekziston debati Ronaldo-Messi, por këtë vit kemi vetëm një futbollist i cili e ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës, dhe ai është Varane”, tha Platini.

“Përveç kësaj, ai është lojtar i shkëlqyer, për të cilin do të kisha votuar edhe unë. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, çdo gjë tjetër është subjektive”, shtoi ai.
Shtuar më 31/10/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori