Ish-presidenti Realit kundër Perez: Nuk do të shpenzoja gjysmën e "Bernabeut" për Mbappen
Lorenzo Sanz ndihmoi Realin e Madridit të kthehej në krye të futbollit evropian, por ish-presidenti ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e Kylian Mbappe.

Gjatë mandatit të tij në Madrid nga 1995 në 2000, "Los Blancos" fituan 2 Champions League, duke i dhënë fund thatësirës 32-vjeçare. Por ai nuk është i bindur se sulmuesi francez nuk ia vlen të shpenzohet aq shumë për të nënshkruar me atë.

"Unë nuk do të shpenzoj gjysmën e stadiumit "Santiago Bernabeu" për të nënshkruar me Mbappe ", tha Sanz në "Radio MARCA".

“Ju po negocioni me një ekip që ka vetëm para. Bota nuk do të përfundojë nëse Reali nuk nënshkruan me Mbappe".

Sezoni ka qenë i vështirë për Madridin, i cili do të përfundojë fushatën pa asnjë trofe, por për Sanz nuk është fundi i botës.

"Ky është një vit tranzicioni ku Reali i Madridit nuk do të fitojë asgjë. Ne nuk duhet të harrojmë se kemi kaluar 32 vjet pa Champions League. Është shumë e vështirë për të fituar", shtoi ish-presidenti.

Ndërhyrja e Bernabeu do të fillojë këtë verë, diçka që Sanz është duke e mirëpritur.

"Gjithçka që është një përmirësim është një gjë e mirë. Nëse mendojmë për stadiumin, shikoni se si gjithçka ka ndryshuar. Është një projekt i madh. Bernabeu është vendi më i mirë në Madrid", deklaroi Sanz.
Shtuar më 04/04/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori