Dhimbjes për humbjen e Diego Armando Maradonës iu bashkua edhe
ish-presidenti i
Napolit në vitet ’80, Corrado
Ferlaino, i cili u shpreh se legjenda argjentinase ka
përfaqësuar shpirtin e vërtetë napolitan për shumë vite.
"Ka vetëm dhimbje të madhe për mua dhe të gjithë napolitanët.
Maradona nuk ishte thjesht një futbollist, por ka
përfaqësuar shpirtin napolitan për vite të tëra", u shpreh Corrado
Ferlaino,
ish-presidenti i
Napolit, kur
Maradona vishte fanellën e klubit italian.
Diego Armando
Maradona ka veshur fanellën e
Napolit për 7 sezone, nga vera e 1984-ës, deri në verën e 1991-shit dhe në 259 ndeshje arriti të shënojë plot 115 gola, duke fituar edhe dy tituj kampionë, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 20:46