Ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga Koronavirusi nuk i gjendet trupi
Ashtu si Italia, edhe Spanja po kalon një kaos të vërtet prej Koronavirusit, por mesa duket në shtetin iberikas paniku është në nivele ekstreme, aq sa dje ka ardhur një denoncim që është pak ta quash thriller.

Autorësia i përket djalit të Lorenzo Sanz, ish-presidentitRealitMadridit, i cili humbi jetën më 21 mars, pas infektim me COVID-19.

Gjatë një ndërhyrjeje të kërkuar në emisionin “Salvame”, ai ka zbuluar se arkivoli që mbante brenda kufomën e babait të tij nuk gjendet dhe në këtë mënyrë, djali i Lorenzo Sanz ka bërë një apel për ndihmë që trupi i pajetë të gjendet dhe t’i rikthehet sa më shpejt familjes në mënyrë që ajo të procedojë jo me varrosjen, por me djegien në krematorium, pas një vendimi të marrë nga familja.

Funerali i ish-presidentitRealitMadridit ishte programuar që të bëhej më datë 24 mars, por pas kësaj vonese, të ardhur si rrjedhojë edhe e kolapsit me të cilat po përballen edhe agjencitë funerale në Spanjë, pas vdekjeje të shumta, arkivoli jo vetëm që nuk mbërriti asnjëherë në familjen Sanz, por ndërkohë askush nuk duket se është në dijeni se ku ai ka përfunduar.

Prandaj, djali ka dashur që të bëjë një apel “live” në media për të gjetur kufomën dhe më pas të bëhet edhe ceremonia në crematorium e ish-presidentit të Real Madridit.
Shtuar më 27/03/2020, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori