Identifikohen dy nga grabitësit e milionave në aeroportin e Rinasit
Ish-shefi skautëve të Inter: Icardin nuk do ta lejoja as të fuste këmbët në San Siro
Massimiliano Mirabelli beson se Interi ka qenë shumë i butë me Mauro Icardin, duke thënë se ai nuk do ta lejonte as ta shkelë me këmbë në San Siro.

Mirabelli e njeh shumë mirë Icardin, pasi ka qenë shef i skautëve në Inter para se të bëhej drejtor Milanit në verën e vitit 2017, edhe pse tani 49-vjeçari është i papunë, transmeton Gazeta Express.

Mendoj se Icardi është lojtar i madh dhe djalosh shumë i mirë, por mendoj se askush nuk vjen para klubit, veçanërisht kur vjen puna për Interin dhe tifozët e tij miliona”, tha Mirabelli.

"Mbase unë do të tregohesha më i ashpër se Interi. Jo vetëm se do t’ia merrja shiritin e kapitenit, por edhe nuk do ta lejoja të shkelte në San Siro", shtoi ai.

Ai foli edhe për derbin mes Milanit dhe Interit, të cilin e fituan zikaltrit 3:2 të dielën.

"Interi luajti më mirë, por edhe Milani luajti mirë. Interi e meritoi fitoren megjithatë", shtoi ai.
Shtuar më 19/03/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori