Ish shokët e City-t përqafojnë Balotellin (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Ndoshta nuk ishte pritja që do të dëshironte, por rikthimi i Mario Balotellit në "Etihad Stadium" ka bërë bujë në pothuajse të gjitha mediat britanike, angleze dhe jo vetëm. Pasi firmosi me Liverpoolin sulmuesi italian udhëtoi drejt Manchesterit për të ndjekur nga afër ndeshjen Manchester City-Liverpool.

Para ndeshjes, SuperMario zbriti në tunelin e stadiumit ku edhe u takua me ish shokë të tij te City por edhe të tjerë që kanë ardhur pas largimit të tij.

Pablo Zabaleta, Clichy, Demichelis dhe Negredo ishin disa prej futbollistëve që e takuan, ndërsa takimi më miqësor ishte me mbrojtësin argjentinas. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori