Ish-shoku i tij tregon pse Kroos la Bayernin për Realin e Madridit
Stefan Reinartz, ish bashkëlojtar i Toni Kroos te Bayer Leverkusen, ka treguar arsyen kryesore pse Bayern Munich e ka lejuar të largohen lojtarin drejt Real Madridit.

Lojtari është pensionuar nga futbolli shkaku i lëndimeve, por Reinartz ka mbetur shok me Kroosin edhe pse ka luajtur vetëm për një sezon në Bavari.

“Bayern nuk bëri përpjekje për ta ndalur largimin e lojtarit. City dhe United e donin me çdo kusht, por Madridi i mposhti duke nënshkruar me të për 25 milionë euro. Ai është mik i imi dhe e di të gjithë ngjarjen si ka ndodhur kjo. Atij iu ofruar një kontratë e re, por në atë kohë edhe [Mario] Gotze që ishte në të njëjtën moshë me të iu ofrua më shumë” tha ish lojtari i gjerman.

“Bayerni nuk dëshironte të paguante 10 milionë euro dhe Rummenigge i tha Tonit se nuk do të marr më shumë para pasi nuk je një lojtar i klasit botëror. Por Toni nuk u largua shkaku i parave, ai kishte nevojë për besim dhe njerëzit në Real ia dhanë këtë. Për këtë arsye”, ka thënë Reinartz për Die Welt. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori