Ish-sulmuesi i Anglisë: Salah rrezikon t’i humbasë titullin Liverpoolit
Ish-sulmuesi i Premier Leagues Chris Sutton ka thënë se prirja e Mohamed Salah për t’u rrëzuar më shumë lehtësi mund t’i kushtojë Liverpoolit me humbjen e garës për titull.

Në një shkrim për Daily Mail, Sutton argumenton se Liverpooli mund ta humbasë Salahun për dy ndeshje, sepse rrezikon suspendimin me dy ndeshje mos lojë – dënim ky për simulim – dhe se rivali për titull Manchester City do ta shfrytëzonte këtë gabim.

“Simulimi i tij ndaj Crystal Palace ishte hera e dytë në muajin e fundit që Salah rrëzohet me lehtësi të madhe. Ai e fitoi një penallti ndaj Newcastle Unitedit duke u rrëzuar në mënyrë teatrale pasi Paul Dummett e preku tepër lehtë”, shkroi ai.

Sutton vazhdoi: “Nëse ai vazhdon të simulojë, atëherë rrezikon të pezullohet me dy ndeshje mos lojë nga FA. Liverpoolit i duhet të bëjë vetëm dy lëshime për ta kthyer Manchester Cityn në garë për titull si favorit. Pa forcat e Mohamed Salahut, a do ta fitonte Liverpooli ndeshjen e koklavitur ndaj Palace? Kjo ndeshje dëshmoi se Kloppi ka nevojë për këtë njeri në çdo ndeshje”. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori