Ish-sulmuesi i Juventus thur lavde për Ronaldon
Ish-sulmuesi i Juventusit, Christian Vieri, është shprehur se transferimi Ronaldos te ish-skuadra e tij, Juventus i ka pëlqyer shumë.

Madje ai beson se Ronaldo mund të ktahasohet edhe me "Fenomenin" Ronaldo Nazario.

“Ai ka ardhur në Itali në moshën 33-vjeçare dhe disa janë duke thënë se ai është i vjetër dhe nuk do të shënojë të njëjtin numër golash si në stinorin e fundit, por Juve e ka në skuadër numrin një”, ka thënë fillimisht Vieri për DAZN.

“‘El Fenomeno’ [Ronaldo Nazario] ishte vdekjeprurës gjatë kohës së tij te Interi, ai shënonte çdo të diel”.

“Cristiano Ronaldo është i njëjtë, ai ka shënuar më shumë se 600 gola, 50 në sezon… me këmbën e majtë, këmbën e djathtë, nuk ka rëndësi, ai është një makinë golash”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori