Ish-sulmuesi i Juventusit i pandalshëm, 3 gola në fitoren 5-0 të Valencias kundër Malagas (VIDEO)
Simone Zaza ka shënuar het-trik brenda tetë minutave (Video)
Valencia ka fituar me rezultat 5-0 ndaj Malagas, ndërsa sulmuesi italian Simone Zaza ka shënuar het-trik.

Zaza këtë e ka arritur brenda tetë minutave ku golin e parë e ka shënuar në minutën e 55-të, të dytin në minutën e 60-të, ndërsa të tretin në minutën e 63-të.

Simone Zaza bëhet i katërti italian që shënon het-trik në La Liga. Ish-sulmuesi i Sassuolos, Juventusit dhe West Ham United, ka shkëlqyer në këtë takim.

Italiani i parë që kishte shënuar het-trik ishte Christian Vieri në vitin 1997 kundër Real Zaragoza me fanellën e Atletico Madridit. Vieri ka shënuar edhe katër gola ndaj Salamancas. Ky është sezoni i dyti i Zazas te Valencia.

Simone Zaza këtë sezon ka shënuar katër gola dhe është i dyti në të La Ligas pas Lionel Messit me 9 gola. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori