Ish-sulmuesi i Juventusit i rikthehet përsëri futbollit të luajtur
Ish- sulmuesi i disa klubeve italiane: Romës, Interit dhe Juventusit, Dani Osvaldo, do t’i rikthehet futbollit të luajtur, dy vite pasi u pensionua për t’u marrë me muzikën Rock & Roll.

Osvlado nuk ka luajtur që prej se u lirua nga Boca Juniors në janar të vitit 2016 dhe e refuzoi ofertën e Chievos verën e atij viti për t’u fokusuar në muzikë.

Por siç raporton "TyC Sports" ai do të rikthehet në futboll në ligën e tretë për nga rëndësia në Argjentinë, për skuadrën Talleres de Rimedios de Escalada.

Osvlado ka nisur stërvitjet me klubin tashmë si dhe është paraqitur në disa ndeshje miqësore.

Ish-përfaqësuesi i Italisë kohën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Serie A duke luajtur për Atalantën, Leccen, Fiorentinën, Bolognën, Romën, Juventsin dhe Interin. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori