Ish- sulmuesi i Juventusit: Messi jeton në kafaz të arit
Pëlqej
Shumë persona mund t’a kenë zili Lionel Messin për jetë dhe karrierën që ka ndërtuar, por për Dani Osvaldo jo, i cili gjatë një interviste për pensionimin e hershëm nga futbolli ka pohuar se kurrë nuk do të donte ta kishte një jetë si të superyllit argjentinas.

“A do të doja ta kisha një jetë si të Messit? Jo, do të doja të luaja si ai, por jo ta kem jetën e tij. Është sikur ai jeton në burg të artë”, tha Osvaldo për Marcan.

“Ai nuk mund të shkojë diku dhe të pijë diçka qetësisht. Mbase atij s’i bën për këtë, ama mua po. E imagjinoj atë duke e blerë TV-në më të madhe në botë, të cilën nuk ndodhet kurrë në dhomë për ta shikuar”, shtoi ai.
Shtuar më 25/09/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori