Ish-sulmuesi i Partizanit kundër Dukës për kandidimin e postit të presidentit
Përgjatë ditës së sotme shumë personazhe të njohur të sportit e kanë mbështetur kandidaturën e Armand Dukës për kreun e FSHF.

Por siç pritej, nuk ka vetëm mbështetje për emrin e Dukës, por edhe nga ata që mendojnë ndryshe.

Një ndër ata që mendon se koha e Dukës në drejtimin e FSHF-së i ka ardhur fundi është ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk e mbështet kandidimin e Dukës, por është i mendimit se duhet një revolucion për të mirën e këtij sporti. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori