Ish-sulmuesi i Partizanit thirrje Demit dhe Ramës: Ose jepni dorëheqjen, ose se të shkarkohet Sormani
sh-sulmuesi i njohur i Partizanit në vitet ’90-ë Edmond Dosti u tregua tepër i ashpër kundrejt presidentit të klubit Gaz Demi dhe drejtorit Olsi Rama pas humbjes me Teutën 0-1 në kryeqytet.

Edmon Dosti Partizani

Ish-kampioni i skuadrës së kuqe në vitin 1993 u kërkoi drejtuesve të japin dorëheqjen ose të shkarkohet tekniku i Partizanit Adolfo Sormani për sezonin zhgënjyes që ekipi po bën.
Ai paralajmëroi se tifozëve të Partizanit u është sosur durimi pas humbjes së nëntë në këtë sezon dhe të dytën radhazi pas asaj në derbi 5-1 me Tiranën.

Mesazhi i Edmond Dostit pas humbjesPartizanit me Teutën:

Presidenti Demi dhe drejtori Rama kanë dy zgjidhje: ose ju të dy jepni dorëheqjen ose historia e Sormanit mbaroi. Gota sot u mbush, përndryshe do të jetë shumë vonë. Tifozëve u ka mbaruar durimi.
Shtuar më 04/03/2020, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori