Ish-sulmuesi kilian i Interit: Vidal do të trasferohet te Interi sezonin e ardhshëm
Vidal ishte shumë pranë transferimit te Interi gjatë afatit kalimtar të janarit por marrëveshja nuk u arrit në ditët e fundit.

Ish-sulmuesi kilian i Interit, Ivan Zamorano beson se mesfushori i Barcelonës do ti bashkohet "zikaltërve" sezonin e ardhshëm.

Zamorano është optomist se Vidal do ti bashkohet Sanchezit i cili edhe pse është përfolur me një kthim te United nuk do të ndodhë.

"Sanchez ka një kontratë me Manchester United, por ne do të shohim se ku ai dëshiron të luajë dhe ku ndjehet i lumtur", ka deklaruar Zamorano.

"Gjëja më e rëndësishme është që Alexis të shijojë futbollin e tij, sepse kur ai po gjente formën, u lëndua".

"Do të doja që Sanchez të mbetet në Milano, veçanërisht pasi në qershor do të ketë mundësinë të luajë përprah një kiliani, i cili me shumë gjasa do të vijë".

"Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Vidal për Antonio Conten dhe jam i sigurt që në qershor klubi do të intensifikojë përpjekjet për të nënshkruar me atë. Tifozët e Interit do të jenë të lumtur ta kenë Arturon".
Shtuar më 08/02/2020, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori