Ish trajneri Argjentinës merr drejtimin e Santos në Brazil
Jorge Sampaoli rishfaqet në skenën e futbollit. Ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës braziliane të Santosit duke bërë edhe prezantimin e tij përkrah presidentit Jose Carlos Peres.

Sampaoli, për të cilin kjo është eksperienca e parë në kampionatin brazilian të futbollit, zëvendësoi në stolin e Santosit ish-trajnerin Cuca, i cili u largua nga detyra e tij muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake.

"Pasi studiova të gjitha ofertat, kuptova se për mua kishte ardhur koha për të punuar në Brazil”-tha Sampaoli, i cili nënshkroi me Santosin një kontratë 2 vjeçare”, është sfida më e rëndësishme e karrierës sime". /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori