Ish-trajneri e këshillon Realin: Vetëm ky lojtar të shpëton
Ish-trajneri i Real Madridit, Radomir Antic, ka folur për transferimin e mundshem të Sanchezit në Real Madrid duke thënë se ardhja e tij do t`i sillte Madrilenëve shumë gjëra të cilat nuk i kanë, duke përmendur këtu lojën me hapësira.

“Mendoj se për shkak të mënyrës së tij të lojës, ai do të ketë mbështetje nga tribunat, sepse nuk luan vetëm kur ka topin, por është gjithashtu një luftëtar, pëlqen të marrë pjesë në çdo gjë”, u shpreh tekniku serb për El Graficco

Sipas tij, transferimi i Sanchez do t`i mbulonte largimet e diskutueshme te Moratas dhe James.

“Në këto momente, kur Ronaldo dhe Benzema nuk po punojnë siç duhet, ai do të ishte shumë i nevojshëm”, u shpreh Antic.

Alexis Sanchez është në vitin e fundit të kontratës se tij me Arsenalin dhe që nga qershori ai mund të blihet nga ndonjë ekip me parametra zero. /Albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori