Ish-trajneri i Anglisë, shpreson te kualifikimi i Shqipërisë
Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze të futbollit, Glen Hodwll, shpreson që Shqipëria të kalojë në turin tjetër të Euro 2016, pasi e ka merituar plotësisht një gjë të tillë me paraqitjet që ka dhuruar në Europian.

Në një editorial të tij të publikuar në Daily Mail, ish-trajneri i “tre luanëve” nga viti 1996, deri në vitin 1999, ka folur me superlativa për kuqezinjtë. "Shqipëria është e organizuar mirë në prapavijë, por e aftë të kundërsulmojë shumë shpejt, me mesfushorin Ledian Memushaj që më ka lënë shumë përshtypje të mira. Unë do të dëshiroja që ata të merrnin tri pikët dhe nëse është e mundur të vazhdonin më tej. E bllokuan Francën deri në minutën e 90. Ndaj ndjej se e meritojnë plotësisht", tha Hodwll. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori