Ish-trajneri i Anglisë thur elozhe për yllin e Tottenham
sami
Ish-trajneri i kombëtares angleze, Sam Allardyce tha se Sergio Busquets kurrsesi nuk është më i miri se Eric Dier që aktivizohet me Tottenhamin. Kujtojmë që Dier zhvilloi një sfidë të mrekullueshme me Anglinë përballë Spanjës.

“Lëvdatat për Busquets duhet të ndalojnë. Ai nuk është më i mirë ose më i keq se Eric Dier, për mua. Busquets është mesfushor defansiv, i cili i ndalon aksionet e kundërshtarëve, e pason topin shpejt dhe është inteligjent.

Por, nuk është më shumë se kaq, por ai lavdërohet shumë për këtë gjë. Përderisa Eric Dier bën punë të ngjashme, por ai nganjëherë edhe kritikohet për këtë gjë. Ai e ka kapacitetin për të qenë i njëjtë me Busquets”, tha ish-trajneri i Anglisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori