Ish-trajneri i Argjentinës: Messi do e fitojë Kupën e Botës
Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka folur pas furtunës së eleminimit të Argjentinës në Botërorin e Rusisë. Ai është pyetur edhe për çështjen “Messi”, që nuk ka arritur ende të fitojë me kombëtaren një trofe madhor.

"Mund ta fitojë Kupën e Botës në 2022, por do mbështetje. Ishte e pabesueshme ta shikoje Messin kaq të angazhuar dhe njëkohësisht të vuante kaq shumë", tha fillimisht Sampaoli.

"Lojtari më i mirë në histori ishte shumë i përkushtuar. Mendova se e përgatitëm mirë Kupën e Botës, por pastaj në turne ishte diçka tjetër. Pesha që grupi mbante ishte shumë e rëndë, prandaj nuk erdhën rezultatet”, deklaroi Sampaoli për “Marca”.
Shtuar më 09/10/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori