E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Ish-trajneri i Argjentinës, Messi jashtëtokësor por jo lider
Ish-trajneri i Argjentinës , Alfio Basile ka quajtur Lionel Messin si "jashtëtokësor" duke vlersuar cilësitë e lojtarit por nga ana tjetër ka thënë se Messi nuk është lider.

Alfio Basile ka deklaruar se ylli Argjentinas nuk udhëheq dot ekipin drejt fitores krejtësisht i vetëm, por duhet të jenë dy ose më shumë udhëheqës në lojë që të mund të kenë sukses.

“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët. Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin” ka deklaruar Basile. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori